Sigurimi i cilėsisė

Duke u nisur nga interesi i pėrgjithshėm shoqėror, kolegjet “Aga Xhite” ne Ferizaj dhe “Universum “ nė Prishtinė, nė kuadėr tė veprimtarisė sė tyre, kanė pėr objektiv inkurajimin e njė kulture tė lartė cilėsie nė mėsimdhėnie e mėsim nxėnie, tė pritshme pėr interesin e nxėnėsve. Nė kuadėr tė  kėtij interesi ėshtė themeluar dhe Zyra pėr Sigurimin e Cilėsisė nėpėrmjet tė sė cilės zhvillohen aktivitete dhe veprime pėr ngritjen dhe avancimin e cilėsisė, si dhe bėhet mbikėqyrja e realizimit tė atyre aktiviteteve e veprimeve dhe publikimi i rezultateve. 

Trajnimet nė funksion tė ngritjes sė cilėsisė

Gjatė veprimtarisė edukative-arsimore tė deritanishme , nė funksion tė ngritjes sė pėrgjithshme tė cilėsisė nė mėsimdhėnie e mėsim nxėnie si dhe zhvillimit profesional tė mėsimdhėnėsve, kolegjet “Aga Xhite” dhe “Universum” kanė organizuar trajnime pėr mėsimdhėnėsit nė temat:

  • Mėsimdhėnia me nxėnėsin nė qendėr, 
  • “Metodat aktivizuese nė mėsimdhėnie dhe shkathtėsitė e prezantimit”;
  • Menaxhimi i shkollave dhe lidershipi nė arsim;
  • Sigurimi dhe ngritja e cilėsisė nė arsimin parauniversitar;
  • Format elektronike mėsimdhėnies e mėsimnxėnies (E-learning, E- net, tabelat digjitale, databaza e nxėnėsve pėr sukses, mungesa etj.).
  • Vlerėsimi i mbrendshėm nė Arsimin Parauniversitar;
  • Vlerėsimi i performances sė mėsimdhėnėsve (standarde dhe procedura);
  • Vlerėsimi i diturive, aftėsive dhe shkathtėsive tė nxėnėsve;

Ligjėrues tė kėtyre temave kanė qenė trajner tė njohur– mėsimdhėnės tė MASHT tė Republikės sė Kosovės e tė MASH tė Republikės sė Shqipėrisė, tė Qendrės pėr Pėrsosje nė Mėsimdhėnie, tė UP-sė, tė KEC-it , tė kolegjit “Universum”, etj.: Mr. Ramush Lekaj, Mustafė Kadriu, prof., Mr. Ndriēim mehmeti, Prof. Dr. Fetah Halili, Prof. Dr. Linda Grapci, Prof. Dr. Agim Gashi, Halim Hyseni, Msc. Jeton Halili, Nexhat Bajrami, Prof., Albana Markja, Prof. etj.

Trajnimet pėr mėsimdhėnie efektive tė gjuhės angleze

Nė interes tė mėsimdhėnies efektive tė gjuhės angleze janė organizuar njė numėr trajnimesh me mėsimdhėnėsit e gjuhės angleze tė kolegjeve tona dhe mė gjerė:

  • English as a foreign language ,
  • How to work with kids,
  • English through activities,
  • How to make leson plans,
  • How to talk in English through pictures,
  • How to use the e-beams at English classes,
  • TOFFL Classes,
  • IELTS Classes.

 

Ligjėrues tė temave tė lartpėrmendura ishin profesorė nga Amerika, Anglia, Kanadaja etj, si: Berni, Raaijmakers, Jane Gibb, Lynne Welton, Cristopher Lydon.

 

VIDEO
MANUALI PËR PRINDËR (.PDF)